Znj. Samar Hafeez është psikologe klinike dhe e këshillimit dhe trajnere e çertifikuar e shëndetit dhe e mirëqenies holistike, dhe që praktikon në Bangalore të Indisë. Ajo është duke ndjekur doktoraturën e saj në psikologji. Ajo ka një diplomë pasuniversitare në psikologji klinike dhe një diplomë të dytë në këshillim dhe psikoterapi. Znj. Samar është gjithashtu e specializuar në shëndetin dhe higjienën e grave dhe ka fituar përvojë 8 vjeçare në terapi dhe këshillim. Ajo po vijon specializimin edhe në terapinë e sjelljes njohëse (kognitive) nga një institut në SHBA.
Znj. Samar ka një pasion për të shkruar. Artikujt e saj të shumtë dhe bloget janë botuar në media e shtypi kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo gjithashtu është një folëse dhe trajnere për shëndetin mendor dhe për parandalimin e sëmundjeve. Ajo ishte ftuar për të folur për varësinë nga media sociale dhe për ndikimin e saj te të rinjtë, në stacionin e radios të Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë “Voice of Islam”, në vitin 2019.
“Nuk ka shëndet, pa shëndetin mendor”, është ajo në të cilën Znj. Samar beson fuqimisht. Ajo i ndihmon me entuziazëm njerëzit që ata të lehtësojnë vuajtjet e tyre mendore dhe të fitojnë përsëri besimin dhe të jetojnë të qetë. Përvoja e saj e ka bërë të besojë vendosmërisht se kushdo që ka vullnet në zemër dhe në mendje, mund të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës për më mirë dhe mund të bëhet një model inkurajues për familjen e tij dhe shoqërinë në përgjithësi.