Kur Profeti Muhammed s.a.v.s. u kthye nga vizita e Qabes, i kishin filluar t’i vinin lajme që në kufirin e Sirisë, fiset e krishtera arabe, në ndikim të nxitjeve nga hebrenjtë dhe nga mohuesit, po përgatiteshin për të sulmuar Medinën. Profeti s.a.v.s. dërgoi një njësi prej 15 vetash që t’i hetonin pëshpëritjet. Me të mbërritur
I biri i premtuar i Mesihut të Premtuar dhe Imam Mehdiut; shenjë e manifestimit të Allahut të Plotfuqishëm; fjala e Zotit, e cila ishte parashikuar nga Profeti Muhammedsa si dhe nga Mesihu i Premtuaras gjithashtu; yll i tillë i qiellit shpirtëror që kërkon qindra vite për t’u shfaqur një herë; njeri i Zotit i kurorëzuar me dritë që rrezaton për të rrënjosur jetën shpirtërore te pasuesit e tij e për të magjepsur ata që nuk kanë pasur fatin e ndjekjes së tij; orator me një kualitet fenomenal saqë fjalimet e tij e mbanin audiencën të vëmendshme për orë të tëra; oqean i dijës shpirtërore; zëri i kohës; gjeni i shekullit XX; njeri me aftësi madhore të lidershipit e me dhunti të shumta ishte Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedira (1889-1965), i biri i Mesihut të Premtuaras dhe Kalifi i Dytë i tij. Ai u zgjodh në këtë detyrë që në moshën 24 vjeçare, kur Xhemati ende ishte në periudhën foshnjore.
- Lexoni historkun e profecisë për Birin e Premtuar dhe për përmbushjen e saj
- Profecia rreth Reformatorit të Premtuar
Në një periudhë mbi pesëdhjetëvjeçare të Kalifatit të tij, ai e rriti, mbrujti dhe e formoi Xhematin përmes udhëzimeve shpirtërore, lutjeve, lotëve, rraskapitjeve dhe gjakut të tij. Ai jo vetëm që forcoi Xhematin, themelet e të cilit ishin hedhur nga Mesihu i Premtuaras, por gjithashtu e zgjeroi atë duke inicuar projekte, organizata dhe programe të ndryshme, duke u inspiruar prej Mesihut të Premtuaras dhe duke vepruar nën udhëzimin Hyjnor.
Ndër prioritetet e tij të para, për të cilin ai e kishte dedikuar veten, ka qenë përmbushja e misionit të Mesihut të Premtuaras, misionit madhor të përhapjes së Islamit të vërtetë me vlerat e tij të pacenuara në mbarë botën. Për ta arritur këtë, ai nisi Tahrik-e-Xhedid-in, nëpërmjet të cilit dërgoi, dhe vazhdon të dërgohen deri më sot, misionarë të Islamit anembanë botës. Mendjemprehtësia dhe intelekti i tij i lartë, urtësia e tij e madhe dhe, mbi të gjitha, dituria e tij e dhuruar prej Zotit e mundësuan të linte si trashëgimi një korpus të gjerë librash, fjalimesh etj, të cilat do të duan vite për të ardhur në dritë në gjuhë të ndryshme.
Kur Mesihu i Premtuara.s. bëri lutje të veçanta që Zoti i Madhërishëm t’i dhuronte një djalë për mbështetjen e Islamit, Ai i dha sihariqin e lindjes pikërisht të këtij djali, duke thënë:
“… Unë të jap shenjën e mëshirës në përputhje me atë që më kërkove … Gëzohu se të jepet një djalë i pashëm dhe i çiltër… Ai do të jetë jashtëzakonisht i zgjuar, mirëkuptues dhe i butë nga zemra. Ai do të begatohet me dituri të dukshme dhe shpirtërore … Djalë, kënaqësi e zemrës, i lartë e fisnik, manifestim i të Parit e të Fundit, manifestim i së Vërtetës e Triumfit … Ardhja e tij është shumë e bekuar dhe do të jetë burim i manifestimit të madhështisë hyjnore…”[1]
Duke folur rreth veprave të Hazret Kalifit të Dytë r.a., Hazret Kalifi i pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, në një hutbe të tij, thotë:
“Përmbledhja e veprave të Hazret Kalifit të Dytë r.a., e quajtur “Envarul-ulum”, është duke u botuar. Shumë vëllime tashmë janë në duar të lexuesve. Ata që dinë gjuhën urdu, duhet t’i lexojnë këto vepra. Sidoqoftë, disa nga veprat e tij janë përkthyer dhe po përkthehen edhe në anglisht.
Deri më tani, 26 vëllime të “Envarul-ulum” janë botuar, në të cilat janë përfshirë 670 libra, ligjërata dhe fjalime të tij.
Deri më tani janë botuar 39 vëllime të “Khutbat-e-Mahmud”, të cilat sjellin hutbet e tij të mbajtura deri në vitin1959. Numri total i këtyre hutbeve është 2,367.
Ai ka lënë edhe veprën “Tefsir-e-Segir” (Komentim i shkurtër i Kuranit) që ka gjithsej 1,071 faqe.
Po kështu, ai shkroi në 10 vëllime Komentimin e gjerë të 59 sureve të Kuranit Famëlartë. Vetëm këto 10 vëllime që quhen “Tefsir-e-Kebir”, pra Komentim i Gjerë i Kuranit, kanë 5,907 faqe.
Përveç kësaj, Hazret Kalifi i Dytë r.a. ka lënë edhe pjesë të tjera për Komentimin e Kuranit që nuk janë botuar ende. Research Cell i Rabvasë tanimë i ka zbardhur edhe ato në kompjuter dhe ia ka dorëzuar Fondacionit Fazl-e-Umar për botim. Këto kanë 3,094 faqe.
Gjithashtu, i kisha thënë zyrës Research Cell të mblidhte edhe nga veprat e tij pjesët ku ai ka komentuar ajete të ndryshme të Kuranit. Kjo punë është në vijim, dhe deri më tani është mbledhur një komentim të Kuranit prej 9,000 faqesh.”
(Hutbja e së xhumasë, e mbajtur më 21 shkurt 2020)
Një dokumentar i shkurtër në shqip rreth Birit të Premtuar
[1] Mexhmua Ishtiharat (Përmbledhja e njoftimeve), Ishtihar (njoftimi) 20 shkurt 1886, vëll. I, f. 100-103.