Mish i Kurbanit për 100 familje në nevojë të Elbasanit nga Humanity First
![bamiresia humanity first ne elbasan](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2021/07/bamiresia-elbasan-humanity-first.jpg)
Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, me rastin e Kurban Bajramit, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë, nëpërmjet organizatës së tij humanitare “Humanity First”, shpërndau mishin e Kurbanit mes 100 familjeve në nevojë të Elbasanit, në lagjen “Haxhia” dhe në “11 Nëntori”.
Aktviteti u realizua më 31 korrik 2020, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit. Është kënaqësi për Xhematin Musliman Ahmedia që mishi i Kurbanit është ndarë me disa familje të nderuara të Elbasanit. Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërsië u është mirënjohës për pjesëmarrje familjeve dhe Bashkisë së Elbasanit për bashkëpunim.