Çfarë do të thotë të shërbesh si vullnetar i Humanity First në Gaza?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Çfarë do të thotë të shërbesh si vullnetar i Humanity First në Gaza?

uje i pijshem ne gaza humanity first

Me ndihmën e Allahut, organizata Humanity First (HF) është duke shërbyer në Gaza prej disa vitesh, dhe që nga fillimi i luftës, ka intensifikuar më shumë shërbimet e saj.

Vullnetarët tanë në terren janë banorë të Gazës dhe kanë rrezikuar jetën e tyre për të shërbyer popullin në çfarëdo mënyre të mundshme. Ata kanë çelur një facilitet për transportimin e ujit – duke shpërndarë ujë për mijëra njerëz të zhvendosur, duke ofruar pako ushqimore në Veri të Gazës, duke ofruar mbështetje psiko-sociale përmes projektit “Buzëqeshjet për Gazën” si dhe mbështetje të tjera humanitare në kushte jashtëzakonisht të vështira.

femijet ne gaza humanity first

Ekipi i HF në Gaza vazhdon mbështetjen psikosociale me projektin “Buzëqeshje për Gazën” për fëmijët e zhvendosur.

uje i pijshem ne gaza humanity first

Ekipi i HF në Gaza duke shpërndarë ujë të pijëshëm për mijëra njerëz të zhvendosur.

Shumica dërrmuese e këtyre vullnetarëve, burra dhe gra, janë muslimanë dhe i përkasin Xhematit Ahmedia. Shtëpitë e tyre, sikurse edhe të banorëve të tjerë, u shkatërruan, gjithashtu, edhe ata humbën përjetësisht shumë prej të dashurit e tyre, dhe po shërbejnë në gjendje kur ata vetë janë të zhvendosur për shkak të luftës. Vullnetarët tanë po jetojnë me burime tepër të kufizuara dhe po kalojnë kohë tejet të vështira. Sulmet e fundit në Rafah i kanë detyruar të zhvendoseshin me fëmijët e tyre të vegjël në tenda të improvizuara, me pak ose aspak qasje në objekte si tualete, ujë të pastër dhe internet për të qëndruar të lidhur.

Ndihma humanitare ne Gaza palestina Humanity First

Ekipi i HF në Veri të Gazës vazhdon të shpërndajë pako ushqimore për qindra familje që përballen me urinë.

Pavarësisht nga të gjitha këto, fryma e tyre për t’i shpërbyer nuk është zbehur. Mbështetja e tyre tek Allahu i Madhërishëm është thjesht shembullore dhe mahnitëse. Gjithashtu, kënaqësia e tyre është e pakufijshme kur mësojnë se Imami i tyre i dashur, Hazrat Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, po lutet për ta.

Humanity First ne Gaza Palestine lufta izrael palestine

Një vullnetar i Humanity First duke improvizuar një strehë.

Humanity First u lutet gjithë anëtarëve të Xhematit Musliman Ahmedia në mbarë botën, që t’i luten vazhdimisht Zotit për vullnetarët që shërbejnë në Gaza. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet gjithë njerëzve të prekur, dhe i mbrojttë nga tmerret e kësaj lufte shkatërrimtare, ua zgjeroftë kapacitetin vullnetarëve për të shërbyer popullin palestinez dhe i bekoftë me afrimin dhe pëlqimin e Vet! Amin!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp