Lutje për të kërkuar vdekje gjatë besimit dhe për të pasur fund të mbarë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të kërkuar vdekje gjatë besimit dhe për të pasur fund të mbarë

lutjet e kuranit lutja

Pas provës së burgut, Zoti i Madhërishëm i mundësoi Hazret Jusufit a.s. mbretërinë. Kur erdhën vëllezërit e tij së bashku me prindërit, Hazret Jusufi a.s. bëri këtë lutje për ta falënderuar Zotin:

رَبِّ قَدۡ اٰتَیۡتَنِیۡ مِنَ الۡمُلۡکِ وَ عَلَّمۡتَنِیۡ مِنۡ تَاۡوِیۡلِ الۡاَحَادِیۡثِ ۚ فَاطِرَ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۟ اَنۡتَ وَلِیّٖ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۚ تَوَفَّنِیۡ مُسۡلِمًا وَّ اَلۡحِقۡنِیۡ بِالصّٰلِحِیۡنَ

O Zoti im! Ti më ke dhënë një pjesë nga pushteti dhe më ke mësuar dije për të interpretuar ëndrrat. O Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Ti je Miku im në këtë botë dhe në ahiret. Më jep vdekjen kur jam i nënshtruar dhe më bashko me të sinqertët.[1]

[1]. Kurani Famëlartë 12:102.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp