Lutje për të kërkuar shenjë vendimtare
![arka e nuhut varka e nuhut islami](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2018/02/arka-e-nuhut-lutja-islami-furtuna.jpg)
Hazret Nuhi a.s. pasi u zhgënjye shumë nga populli i tij, iu lut Zotit të shfaqte ndonjë shenjë vendimtare dhe ta shpëtonte atë dhe xhematin e tij. Allahu i Madhërishëm ia dëgjoi lutjen dhe e fundosi popullin e tij në ujë, kurse Nuhin a.s. dhe besimtarët e tij i shpëtoi nëpërmjet një anijeje, të cilën ata e kishin ndërtuar sipas udhëzimit të Zotit. Lutja e Hazret Nuhit a.s. ishte:
قَالَ رَبِّ اِنَّ قَوۡمِیۡ کَذَّبُوۡنِ ﴿۱۱۸﴾ فَافۡتَحۡ بَیۡنِیۡ وَ بَیۡنَہُمۡ فَتۡحًا وَّ نَجِّنِیۡ وَ مَنۡ مَّعِیَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ
O Zoti im! Populli im më përgënjeshtroi. Prandaj, bëj gjykim të qartë midis meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 26:118-119.