![pendesa mekati bejti](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2016/12/pendesa.jpg)
Pendesa është hapi i parë dhe më i rëndësishmi për ta gjetur njohjen e Zotit. Të mos thotë njeri: qenka punë e thjeshtë dhe e bëjmë përditë. Nuk e kam fjalën për atë pendesë që bëni përditë, por e kam fjalën për diçka tjetër të cilën dua ta shtjelloj. Pendesa që është kushti i parë i njohjes së Zotit, nuk është vetëm të thuash me gojë: “Pendohem! Pendohem!” Nuk bëhet pendesa kështu.