Surja Ed-Duha - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الضّحیٰ

Ed-Duha

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    93 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • وَ الضُّحٰی ۙ﴿۲﴾
    93 : 2 Betohem për dritën e paradites!
  • وَ الَّیۡلِ اِذَا سَجٰی ۙ﴿۳﴾
    93 : 3 Dhe për natën kur errësohet!
  • مَا وَدَّعَکَ رَبُّکَ وَ مَا قَلٰی ؕ﴿۴﴾
    93 : 4 Zoti yt as nuk të braktisi, as nuk të urreu.
  • وَ لَلۡاٰخِرَۃُ خَیۡرٌ لَّکَ مِنَ الۡاُوۡلٰی ؕ﴿۵﴾
    93 : 5 Pa dyshim, e ardhshmja është më e mirë për ty sesa e mëparshmja.
    Shpjegime
  • وَ لَسَوۡفَ یُعۡطِیۡکَ رَبُّکَ فَتَرۡضٰی ؕ﴿۶﴾
    93 : 6 Zoti yt do të të japë, dhe ti do të kënaqesh.
  • اَلَمۡ یَجِدۡکَ یَتِیۡمًا فَاٰوٰی ۪﴿۷﴾
    93 : 7 A nuk të gjeti Ai jetim, e të strehoi;
  • وَ وَجَدَکَ ضَآلًّا فَہَدٰی ۪﴿۸﴾
    93 : 8 dhe të gjeti të përhumbur, e të udhëzoi;
  • وَ وَجَدَکَ عَآئِلًا فَاَغۡنٰی ؕ﴿۹﴾
    93 : 9 dhe të gjeti me familje të madhe, e të pasuroi?!
    Shpjegime
  • فَاَمَّا الۡیَتِیۡمَ فَلَا تَقۡہَرۡ ؕ﴿۱۰﴾
    93 : 10 Andaj, jetimin mos e shtyp!
  • وَ اَمَّا السَّآئِلَ فَلَا تَنۡہَرۡ ﴿ؕ۱۱﴾
    93 : 11 Lypësin mos e përzë!
  • وَ اَمَّا بِنِعۡمَۃِ رَبِّکَ فَحَدِّثۡ ﴿٪۱۲﴾
    93 : 12 Dhe bekimin e Zotit tënd, përmende!
    Shpjegime
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp