Surja Esh-Shems - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الشّمس

Esh-Shems

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    91 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • وَ الشَّمۡسِ وَ ضُحٰہَا ۪ۙ﴿۲﴾
    91 : 2 Betohem për diellin dhe për shkëlqimin e tij!
  • وَ الۡقَمَرِ اِذَا تَلٰٮہَا ۪ۙ﴿۳﴾
    91 : 3 Dhe për hënën kur ajo e ndjek atë!
  • وَ النَّہَارِ اِذَا جَلّٰٮہَا ۪ۙ﴿۴﴾
    91 : 4 Dhe për ditën kur e ndriçon atë!
  • وَ الَّیۡلِ اِذَا یَغۡشٰٮہَا ۪ۙ﴿۵﴾
    91 : 5 Dhe për natën kur e mbulon atë!
  • وَ السَّمَآءِ وَ مَا بَنٰہَا ۪ۙ﴿۶﴾
    91 : 6 Dhe për qiellin dhe atë që e ndërtoi!
  • وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا طَحٰہَا ۪ۙ﴿۷﴾
    91 : 7 Dhe për tokën dhe atë që e shtroi.
  • وَ نَفۡسٍ وَّ مَا سَوّٰٮہَا ۪ۙ﴿۸﴾
    91 : 8 Dhe për çdo shpirt dhe atë që e përsosi!
  • فَاَلۡہَمَہَا فُجُوۡرَہَا وَ تَقۡوٰٮہَا ۪ۙ﴿۹﴾
    91 : 9 Ai (në gjenezën e tij) shpalli çfarë është e shtrembëta dhe e drejta për të.
  • قَدۡ اَفۡلَحَ مَنۡ زَکّٰٮہَا ۪ۙ﴿۱۰﴾
    91 : 10 Pa dyshim, fitoi ai që e pastroi atë,
  • وَ قَدۡ خَابَ مَنۡ دَسّٰٮہَا ﴿ؕ۱۱﴾
    91 : 11 dhe humbi ai që e shkeli atë.
  • کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ بِطَغۡوٰٮہَاۤ ﴿۪ۙ۱۲﴾
    91 : 12 Themudët mohuan për shkak të tërbimit të tyre,
  • اِذِ انۡۢبَعَثَ اَشۡقٰہَا ﴿۪ۙ۱۳﴾
    91 : 13 (pra, kujtoni) kur u ngrit më i ligu i tyre.
  • فَقَالَ لَہُمۡ رَسُوۡلُ اللّٰہِ نَاقَۃَ اللّٰہِ وَ سُقۡیٰہَا ﴿ؕ۱۴﴾
    91 : 14 Atëherë i Dërguari i Allahut u tha: “(Kujdes) devenë e Allahut dhe pirjen e saj te burimi!”
  • فَکَذَّبُوۡہُ فَعَقَرُوۡہَا ۪۬ۙ فَدَمۡدَمَ عَلَیۡہِمۡ رَبُّہُمۡ بِذَنۡۢبِہِمۡ فَسَوّٰٮہَا ﴿۪ۙ۱۵﴾
    91 : 15 Ata e quajtën gënjeshtar dhe e therën (devenë). Atëherë Zoti i tyre i goditi në mënyrë të njëpasnjëshme për shkak të mëkatit të tyre, derisa e rrafshoi (vendin).
  • وَ لَا یَخَافُ عُقۡبٰہَا ﴿٪۱۶﴾
    91 : 16 Dhe nuk u interesua fare për fundin e tij.
    Shpjegime
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp