Surja Et-Tarik - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الطّارق

Et-Tarik

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    86 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • وَ السَّمَآءِ وَ الطَّارِقِ ۙ﴿۲﴾
    86 : 2 Betohem për qiellin dhe për atë që del gjatë natës!
  • وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا الطَّارِقُ ۙ﴿۳﴾
    86 : 3 E si mund ta dish ti se ç’është ai që del gjatë natës?
  • النَّجۡمُ الثَّاقِبُ ۙ﴿۴﴾
    86 : 4 Ylli i ndritshëm.
  • اِنۡ کُلُّ نَفۡسٍ لَّمَّا عَلَیۡہَا حَافِظٌ ؕ﴿۵﴾
    86 : 5 Nuk ka shpirt për të cilin të mos jetë caktuar një mbrojtës.
  • فَلۡیَنۡظُرِ الۡاِنۡسَانُ مِمَّ خُلِقَ ؕ﴿۶﴾
    86 : 6 Andaj, njeriu le të shohë se me se është krijuar?
  • خُلِقَ مِنۡ مَّآءٍ دَافِقٍ ۙ﴿۷﴾
    86 : 7 Është krijuar me një ujë që përhidhet.
  • یَّخۡرُجُ مِنۡۢ بَیۡنِ الصُّلۡبِ وَ التَّرَآئِبِ ؕ﴿۸﴾
    86 : 8 Del përmes shpinës dhe brinjëve.
  • اِنَّہٗ عَلٰی رَجۡعِہٖ لَقَادِرٌ ؕ﴿۹﴾
    86 : 9 Sigurisht, Ai është i Fuqishëm ta kthejë atë.
  • یَوۡمَ تُبۡلَی السَّرَآئِرُ ۙ﴿۱۰﴾
    86 : 10 Ditën kur do të zbulohen sekretet.
  • فَمَا لَہٗ مِنۡ قُوَّۃٍ وَّ لَا نَاصِرٍ ﴿ؕ۱۱﴾
    86 : 11 Atëherë (njeriu) nuk do të ketë as fuqi, e as ndihmës.
  • وَ السَّمَآءِ ذَاتِ الرَّجۡعِ ﴿ۙ۱۲﴾
    86 : 12 Betohem për qiellin që lëshon shi pas shiu!
    Shpjegime
  • وَ الۡاَرۡضِ ذَاتِ الصَّدۡعِ ﴿ۙ۱۳﴾
    86 : 13 Për tokën që gjelbëron!
    Shpjegime
  • اِنَّہٗ لَقَوۡلٌ فَصۡلٌ ﴿ۙ۱۴﴾
    86 : 14 Pa dyshim, kjo është fjalë vendimtare,
  • وَّ مَا ہُوَ بِالۡہَزۡلِ ﴿ؕ۱۵﴾
    86 : 15 dhe jo e kotë.
  • اِنَّہُمۡ یَکِیۡدُوۡنَ کَیۡدًا ﴿ۙ۱۶﴾
    86 : 16 Ata bëjnë strategji.
  • وَّ اَکِیۡدُ کَیۡدًا ﴿ۚۖ۱۷﴾
    86 : 17 Edhe Unë bëj strategji.
  • فَمَہِّلِ الۡکٰفِرِیۡنَ اَمۡہِلۡہُمۡ رُوَیۡدًا ﴿٪۱۸﴾
    86 : 18 Andaj, jepu lëshim mohuesve. Jepu lëshim deri në një kohë.
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp