Surja El-Infitar - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الانفِطار

El-Infitar

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    82 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • اِذَا السَّمَآءُ انۡفَطَرَتۡ ۙ﴿۲﴾
    82 : 2 Kur qielli të çahet.
  • وَ اِذَا الۡکَوَاکِبُ انۡتَثَرَتۡ ۙ﴿۳﴾
    82 : 3 Dhe kur yjet të bien.
  • وَ اِذَا الۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ ﴿ۙ۴﴾
    82 : 4 Dhe kur detet të çahen.
  • وَ اِذَا الۡقُبُوۡرُ بُعۡثِرَتۡ ۙ﴿۵﴾
    82 : 5 Dhe kur varret të zhvarrosen.
  • عَلِمَتۡ نَفۡسٌ مَّا قَدَّمَتۡ وَ اَخَّرَتۡ ؕ﴿۶﴾
    82 : 6 Çdo shpirt do të mësojë se çfarë ka çuar përpara dhe çfarë ka lënë pas.
  • یٰۤاَیُّہَا الۡاِنۡسَانُ مَا غَرَّکَ بِرَبِّکَ الۡکَرِیۡمِ ۙ﴿۷﴾
    82 : 7 O njeri! Çfarë të mashtroi ty në lidhje me Zotin tënd të Nderuar?
    Shpjegime
  • الَّذِیۡ خَلَقَکَ فَسَوّٰٮکَ فَعَدَلَکَ ۙ﴿۸﴾
    82 : 8 I cili të krijoi, të drejtoi dhe të përsosi;
  • فِیۡۤ اَیِّ صُوۡرَۃٍ مَّا شَآءَ رَکَّبَکَ ؕ﴿۹﴾
    82 : 9 në çfarëdo formë që deshi, të formoi.
  • کَلَّا بَلۡ تُکَذِّبُوۡنَ بِالدِّیۡنِ ۙ﴿۱۰﴾
    82 : 10 Kujdes! E vërteta është se Gjykimin ju e quajtët gënjeshtër.
  • وَ اِنَّ عَلَیۡکُمۡ لَحٰفِظِیۡنَ ﴿ۙ۱۱﴾
    82 : 11 Kurse mbi ju qëndrojnë mbikëqyrës,
  • کِرَامًا کَاتِبِیۡنَ ﴿ۙ۱۲﴾
    82 : 12 shkrues të nderuar;
  • یَعۡلَمُوۡنَ مَا تَفۡعَلُوۡنَ ﴿۱۳﴾
    82 : 13 ata shkruajnë gjithçka që bëni.
  • اِنَّ الۡاَبۡرَارَ لَفِیۡ نَعِیۡمٍ ﴿ۚ۱۴﴾
    82 : 14 Sigurisht, mirëbërësit do të jenë në begati.
  • وَ اِنَّ الۡفُجَّارَ لَفِیۡ جَحِیۡمٍ ﴿ۚۖ۱۵﴾
    82 : 15 Dhe, sigurisht, të ligjtë do të jenë në xhehenem.
  • یَّصۡلَوۡنَہَا یَوۡمَ الدِّیۡنِ ﴿۱۶﴾
    82 : 16 Në të do të hidhen Ditën e Gjykimit.
  • وَ مَا ہُمۡ عَنۡہَا بِغَآئِبِیۡنَ ﴿ؕ۱۷﴾
    82 : 17 Ata kurrsesi nuk mund të mungojnë dot në të.
  • وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ۙ۱۸﴾
    82 : 18 E si mund ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?
  • ثُمَّ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا یَوۡمُ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۱۹﴾
    82 : 19 Sërish, si mund ta dish ti se ç’është Dita e Gjykimit?
  • یَوۡمَ لَا تَمۡلِکُ نَفۡسٌ لِّنَفۡسٍ شَیۡئًا ؕ وَ الۡاَمۡرُ یَوۡمَئِذٍ لِّلّٰہِ ﴿٪۲۰﴾
    82 : 20 Ditën kur asnjë shpirt nuk do të ketë aspak fuqi për shpirtin tjetër, dhe vendimi atë ditë do të jetë i Allahut.
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp