Surja El-Kijamah - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

القِیَامَة

El-Kijamah

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    75 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • لَاۤ اُقۡسِمُ بِیَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ ۙ﴿۲﴾
    75 : 2 Betohem për Ditën e Kiametit!
  • وَ لَاۤ اُقۡسِمُ بِالنَّفۡسِ اللَّوَّامَۃِ ؕ﴿۳﴾
    75 : 3 Dhe betohem për shpirtin që qorton fort!
    Shpjegime
  • اَیَحۡسَبُ الۡاِنۡسَانُ اَلَّنۡ نَّجۡمَعَ عِظَامَہٗ ؕ﴿۴﴾
    75 : 4 A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia mbledhim eshtrat?!
  • بَلٰی قٰدِرِیۡنَ عَلٰۤی اَنۡ نُّسَوِّیَ بَنَانَہٗ ﴿۵﴾
    75 : 5 Përkundrazi! Jemi të Plotfuqishëm që t’ia rregullojmë (edhe) majat e gishtave.
  • بَلۡ یُرِیۡدُ الۡاِنۡسَانُ لِیَفۡجُرَ اَمَامَہٗ ۚ﴿۶﴾
    75 : 6 Por njeriu dëshiron të mëkatojë (edhe) në të ardhmen e tij.
  • یَسۡـَٔلُ اَیَّانَ یَوۡمُ الۡقِیٰمَۃِ ؕ﴿۷﴾
    75 : 7 Ai pyet: “Kur do të bëhet Dita e Kiametit?”
  • فَاِذَا بَرِقَ الۡبَصَرُ ۙ﴿۸﴾
    75 : 8 Atëherë, kur të verbohet shikimi;
  • وَ خَسَفَ الۡقَمَرُ ۙ﴿۹﴾
    75 : 9 kur të eklipsohet hëna;
  • وَ جُمِعَ الشَّمۡسُ وَ الۡقَمَرُ ۙ﴿۱۰﴾
    75 : 10 dhe kur të bashkohen dielli e hëna.
  • یَقُوۡلُ الۡاِنۡسَانُ یَوۡمَئِذٍ اَیۡنَ الۡمَفَرُّ ﴿ۚ۱۱﴾
    75 : 11 Atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki për shpëtim!”
  • کَلَّا لَا وَزَرَ ﴿ؕ۱۲﴾
    75 : 12 Jo, dëgjoni! Nuk ka vendshpëtim!
  • اِلٰی رَبِّکَ یَوۡمَئِذِ ۣ الۡمُسۡتَقَرُّ ﴿ؕ۱۳﴾
    75 : 13 Atë ditë veç te Zoti yt do të jetë vend qetësie.
  • یُنَبَّؤُا الۡاِنۡسَانُ یَوۡمَئِذٍۭ بِمَا قَدَّمَ وَ اَخَّرَ ﴿ؕ۱۴﴾
    75 : 14 Njeriu do të njoftohet atë ditë për çfarë ka dërguar përpara dhe çfarë ka lënë pas.
  • بَلِ الۡاِنۡسَانُ عَلٰی نَفۡسِہٖ بَصِیۡرَۃٌ ﴿ۙ۱۵﴾
    75 : 15 E vërteta është që njeriu është shumë i vetëdijshëm për veten e tij,
  • وَّ لَوۡ اَلۡقٰی مَعَاذِیۡرَہٗ ﴿ؕ۱۶﴾
    75 : 16 sado justifikime të japë.
  • لَا تُحَرِّکۡ بِہٖ لِسَانَکَ لِتَعۡجَلَ بِہٖ ﴿ؕ۱۷﴾
    75 : 17 Mos lëviz gjuhën tënde gjatë (leximit të) tij (pra, të Kuranit) për ta mbajtur atë përmendsh me nxitim.
    Shpjegime
  • اِنَّ عَلَیۡنَا جَمۡعَہٗ وَ قُرۡاٰنَہٗ ﴿ۚۖ۱۸﴾
    75 : 18 Sigurisht, është përgjegjësia Jonë edhe mbledhja e tij, edhe leximi i tij.
    Shpjegime
  • فَاِذَا قَرَاۡنٰہُ فَاتَّبِعۡ قُرۡاٰنَہٗ ﴿ۚ۱۹﴾
    75 : 19 Ndaj, kur Ne ta lexojmë, ti ndiqe leximin e tij.
  • ثُمَّ اِنَّ عَلَیۡنَا بَیَانَہٗ ﴿ؕ۲۰﴾
    75 : 20 Më pas po mbi Ne është edhe ligjërimi tij.
    Shpjegime
  • کَلَّا بَلۡ تُحِبُّوۡنَ الۡعَاجِلَۃَ ﴿ۙ۲۱﴾
    75 : 21 Dëgjoni! Ju e dashuroni botën,
    Shpjegime
  • وَ تَذَرُوۡنَ الۡاٰخِرَۃَ ﴿ؕ۲۲﴾
    75 : 22 dhe e lini ahiretin.
  • وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍ نَّاضِرَۃٌ ﴿ۙ۲۳﴾
    75 : 23 Atë ditë disa fytyra do të jenë të freskëta,
  • اِلٰی رَبِّہَا نَاظِرَۃٌ ﴿ۚ۲۴﴾
    75 : 24 duke pasur shikimin te Zoti i tyre.
  • وَ وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍۭ بَاسِرَۃٌ ﴿ۙ۲۵﴾
    75 : 25 Dhe atë ditë disa fytyra do të jenë të zymta.
  • تَظُنُّ اَنۡ یُّفۡعَلَ بِہَا فَاقِرَۃٌ ﴿ؕ۲۶﴾
    75 : 26 Ata do të dinë se do t’u këputet kurrizi.
  • کَلَّاۤ اِذَا بَلَغَتِ التَّرَاقِیَ ﴿ۙ۲۷﴾
    75 : 27 Dëgjoni! Kur shpirti do të vijë deri në fyt.
  • وَ قِیۡلَ مَنۡ ٜ رَاقٍ ﴿ۙ۲۸﴾
    75 : 28 Dhe do të thuhet: “A ka ndokush që shëron me të fryrë?”
  • وَّ ظَنَّ اَنَّہُ الۡفِرَاقُ ﴿ۙ۲۹﴾
    75 : 29 Dhe (njeriu) do të besojë se erdhi ndarja.
  • وَ الۡتَفَّتِ السَّاقُ بِالسَّاقِ ﴿ۙ۳۰﴾
    75 : 30 Dhe kur do ta mbulojë pulpa pulpën.
  • اِلٰی رَبِّکَ یَوۡمَئِذِ ۣالۡمَسَاقُ ﴿ؕ٪۳۱﴾
    75 : 31 Atë ditë drejt Zotit tënd do të jetë shtytja.
  • فَلَا صَدَّقَ وَ لَا صَلّٰی ﴿ۙ۳۲﴾
    75 : 32 Pra, ai as nuk pranoi të vërtetën, e as nuk u fal,
  • وَ لٰکِنۡ کَذَّبَ وَ تَوَلّٰی ﴿ۙ۳۳﴾
    75 : 33 përkundrazi, mohoi dhe ia ktheu shpinën.
  • ثُمَّ ذَہَبَ اِلٰۤی اَہۡلِہٖ یَتَمَطّٰی ﴿ؕ۳۴﴾
    75 : 34 Më pas shkoi i mburrur te familja.
  • اَوۡلٰی لَکَ فَاَوۡلٰی ﴿ۙ۳۵﴾
    75 : 35 Mjerë për ty, mjerë!
  • ثُمَّ اَوۡلٰی لَکَ فَاَوۡلٰی ﴿ؕ۳۶﴾
    75 : 36 Sërish, mjerë për ty, mjerë!
  • اَیَحۡسَبُ الۡاِنۡسَانُ اَنۡ یُّتۡرَکَ سُدًی ﴿ؕ۳۷﴾
    75 : 37 A mendon njeriu se do të lihet i lirë?!
  • اَلَمۡ یَکُ نُطۡفَۃً مِّنۡ مَّنِیٍّ یُّمۡنٰی ﴿ۙ۳۸﴾
    75 : 38 A nuk ishte ai thjesht një pikë sperme që u hodh?!
  • ثُمَّ کَانَ عَلَقَۃً فَخَلَقَ فَسَوّٰی ﴿ۙ۳۹﴾
    75 : 39 Më pas u bë ngjizje gjaku, e atëherë (Zoti) e krijoi dhe e përsosi.
  • فَجَعَلَ مِنۡہُ الزَّوۡجَیۡنِ الذَّکَرَ وَ الۡاُنۡثٰی ﴿ؕ۴۰﴾
    75 : 40 Më pas prej tij bëri çiftin, mashkullin dhe femrën.
  • اَلَیۡسَ ذٰلِکَ بِقٰدِرٍ عَلٰۤی اَنۡ یُّحۡیِۦَ الۡمَوۡتٰی ﴿٪۴۱﴾
    75 : 41 Po Ai, a nuk është i Plotfuqishëm të ringjallë të vdekurit?!
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp