Surja El-Karije - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

القَارعَة

El-Karije

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    101 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • اَلۡقَارِعَۃُ ۙ﴿۲﴾
    101 : 2 Gjëmimi!
  • مَا الۡقَارِعَۃُ ۚ﴿۳﴾
    101 : 3 Çfarë është gjëmimi?
  • وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا الۡقَارِعَۃُ ؕ﴿۴﴾
    101 : 4 E si mund ta dish ti se ç’është gjëmimi?!
  • یَوۡمَ یَکُوۡنُ النَّاسُ کَالۡفَرَاشِ الۡمَبۡثُوۡثِ ۙ﴿۵﴾
    101 : 5 Ditën kur njerëzit do të jenë si kandrra të përndara.
  • وَ تَکُوۡنُ الۡجِبَالُ کَالۡعِہۡنِ الۡمَنۡفُوۡشِ ؕ﴿۶﴾
    101 : 6 Dhe malet do të jenë porsi lesh i shprishur.
  • فَاَمَّا مَنۡ ثَقُلَتۡ مَوَازِیۡنُہٗ ۙ﴿۷﴾
    101 : 7 Atëherë ai që peshat do t’i ketë të rënda,
  • فَہُوَ فِیۡ عِیۡشَۃٍ رَّاضِیَۃٍ ؕ﴿۸﴾
    101 : 8 do të jetë në një jetë të kënaqur.
  • وَ اَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَازِیۡنُہٗ ۙ﴿۹﴾
    101 : 9 Kurse ai që peshat do t’i ketë të lehta,
  • فَاُمُّہٗ ہَاوِیَۃٌ ؕ﴿۱۰﴾
    101 : 10 nëna e tij do të jetë havije.
  • وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا ہِیَہۡ ﴿ؕ۱۱﴾
    101 : 11 E si mund ta dish ti se ç’është ajo?!
  • نَارٌ حَامِیَۃٌ ﴿٪۱۲﴾
    101 : 12 (Ajo është) një zjarr i flakëruar!
    Shpjegime
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp