![lutje largim veshtiresia](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/04/lutje-largim-veshtiresie.jpg)
Në vitin 1899, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. pa në ëndërr që atij po i vërsuleshin zjarri, tymi dhe shkëndijat, por nuk po e dëmtonin dot, ndërkohë ai po bënte lutjen e mëposhtme:
O i Gjallë! O i Qëndrueshëm! Në saje të mëshirës Sate të përgjërohem! Zoti im është Zoti i qiejve dhe i tokës.[1]
Njëherë, dikush i përmendi Hazret Mesihut të Premtuar a.s. vështirësitë në të cilat ai gjendej. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i tha:
Kërkojini sa më shumë falje Zotit dhe bëni shumë këtë lutje në namazet tuaja …:
O i Gjallë! O i Qëndrueshëm! Në saje të mëshirës Sate të përgjërohem, o Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesve![2]
[1] “Tadhkirah”, f. 335-336; letër drejtuar Maulana Abdul Kerimit.
[2] “Malfuzat”, vëll. 4, f. 250.