Lutje për të shpëtuar nga ndikimet e popullit keqbërës
![lutjet e kuranit lutja](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/03/Lutjet-e-Kuranit.jpg)
Populli jo vetëm që e refuzoi këshillën e Hazret Lutit a.s., por e kërcënoi Lutin duke thënë: “Po këmbëngule më, do të të dëbojmë nga vendi”. Atëherë Hazret Luti a.s. bëri lutjen që vijon, për të cilën Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne ia pranuam lutjen dhe e shpëtuam Lutin dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, kurse popullin e tij e shkatërruam”.
رَبِّ نَجِّنِیۡ وَ اَہۡلِیۡ مِمَّا یَعۡمَلُوۡنَ
O Zoti im! Shpëtomë mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 26:170