Lutje për të kërkuar falje dhe qëndrueshmëri
![kurani i madherishem](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2015/04/kurani.jpg)
Zoti i Madhërishëm lëvdon njerëzit e sinqertë që besuan profetët dhe nuk u treguan të dobët edhe kur iu desh të luftonin përkrah profetëve kundër armiqve të tyre. Kurani Famëlartë na siguron një lutje të tyre dhe thotë se Zoti i Madhërishëm do t’ua shpërblejë sakrificën në këtë botë dhe në botën tjetër.
O Zoti ynë! Na fal mëkatet tona dhe teprimin në çështjet tona, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues![1]
[1]. Kurani Famëlartë 3:148.