Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Singapor
Mirëpritet nga delegacionet e Xhematit Musliman Ahmedia të Singapurit, Indonezisë dhe Malajzisë
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në Singapor gjatë mesditës së datës 22 shtator 2013.
Shenjtëria e tij, i cili është në turneun e tij të dytë në këtë vend, u mirëpret në aeroportin Changai të Singaporit nga delegacionet e Xhematit Musliman Ahmedia të Singaporit, Indonezisë dhe Malajzisë.
Gjatë ditës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi udhëtoi për të shkuar në xhaminë TaHa, ku u mirëprit nga qindra burra, gra dhe fëmijë që ishin të ngazëllyer nga ardhja e udhëheqësit e tyre edhe një herë në këtë vend. Pastaj, Hazuri udhëhoqi faljen e akshamit dhe të jacisë.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka udhëtuar për në Singapor për të takuar ahmedianët vendas dhe po ashtu të vendeve fqinj. Përveç kësaj, ai do të takojë edhe intelektualë e liderë të ndryshëm të këtyre vendeve. Kudo që shkon ai, përcjell mësimet e vërteta të Islamit, që bazohen tërësisht në paqe, drejtësi dhe vëllazëri.