Dr. Abdus Salam, shkencëtar i fizikës, fitues i çmimit Nobel | Historia e tij frymëzuese
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Dr. Abdus Salam, shkencëtar i fizikës, fitues i çmimit Nobel | Historia e tij frymëzuese

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Dr. Abdus Salam është një nga mendjet më të ndritura të shekullit të 20-të, Dr. Abdus Salam. Një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në botën e fizikës teorike dhe që u nderua me Çmimin Nobel për kontributet e tij të jashtëzakonshme së bashku me Sheldon Glashow dhe Steven Weinberg, në vitin 1979. Për të kuptuar sado pak përmasat intelektuale të Dr. Abdus Salamit, duhet të kuptojmë disa gjëra. Ne e dimë që shkenca pas shumë e shumë hulumtimeve dhe eksperimenteve ka vërtetuar që katër janë forcat themelore të natyrës, të cilat shpjegojnë gamën e gjerë të fenomeneve fizike në univers, nga grimcat më të vogla deri te strukturat më të mëdha në kozmos.

Në lashtësi, filozofët mendonin se toka, uji, ajri dhe zjarri janë katër forca kryesore, por shkenca pas shumë e shumë hulumtimeve dhe eksperimenteve ka vërtetuar që në çdo gjë që shohim, ndërveprojnë 4 forca, e që janë:

  1. Forca Gravitacionale,
  2. Forca Elektromagnetike,
  3. Forca e fortë bërthamore dhe
  4. Forca e dobët bërthamore.

Që nga dekada 30 e shekullit të kaluar e deri më sot, vijojnë përpjekjet e shkencëtarëve për të zbuluar unifikimin e këtyre forcave. Dr. Abdus Salami së bashku me Sheldon Glashow dhe Steven Weinberg, në vitin 1979, provuan unifikimin e forcës së dobët bërthamore me forcën elektromagnetike, dhe teoria e tyre u quajt “Elektroweak theory”. Për më shumë ndiqeni videon.


Fjalimi i Dr. Abdus Salamit në ceremoninë e Çmimit Nobel:

https://www.nobelprize.org/prizes/physics/1979/salam/speech/

Përkthim i Kuranit të Shenjtë në gjuhën shqipe:

https://www.ahmadiyya-islam.org/al/kurani-shqip/

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp