Zyrtarë nga Ambasada Amerikane vizituan Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë
![Ambasada Amerikane Prishtinë](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2023/03/Mr.-Dominic-Ms.-Raba.jpeg)
Më datë 6 mars 2023 dy zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë vizituan Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë. Z. Dominic P. McIntyre në cilësinë e zyrtarit politik për të Drejtat e Njeriut dhe këshilltarja politike për të Drejtat e Njeriut Znj. Raba Gjoshi. Ata për së afërmi u njoftuan me historikun e themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë.
Ata u njoftuan me disa nga aktivitetet fetare, kulturore dhe edukative që organizohen në Prishtinë dhe në degët e saj në Pejë dhe Mitrovicë. Gjithashtu u njoftuan në lidhje me Xhematin Musliman Ahmedia, misionin e Islamit, se sa e rëndësishme është të kesh njohuri të sakta rreth Islamit dhe rëndësinë e dialogut ndërfetar.
Në fund të takimit, Z. Dominic P. McIntyre iu dhurua libri në anglisht i Hazrat Kalifit të Katërt të Mesihut r.h. “Islam’s Response to Contemporary Issues (Përgjigjja e Islamit ndaj çështjeve bashkëkohore)”, ndërsa Znj. Raba Gjoshi i dhuruan librat në gjuhën shqipe: “Filozofia e mësimeve të Islamit” – Mesihu i Premtuar a.s., “Jeta e Muhammedit s.a.v.s.” – Kalifi i Dytë i Mesihut r.a., “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” – Kalifi i Pestë i Mesihut (Allahu e ndihmoftë), dhe “Xhemati Musliman Ahmedia – një paraqitje e shkurtër”.