57 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • سَبَّحَ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۲﴾
    57 : 2 Allahun e lartëson gjithçka që është në qiej dhe (në) tokë; dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.
    Shpjegime

    Në Kuran shpesh vjen fjala seb-beha ose juseb-bihu, që në shqip, e përkthejmë lartësoj. Nga kjo vijnë edhe tesbih, subhanAllah. Seb-beha rrjedh nga sebeha, e cila ka kuptimet: noton, rrjedh me shpejtësi, pa pengesë e pa ndalesa; kryerja e një pune me shpejtësi pa hasur asnjë vështirësi. Pra, kushti i veprimit është që ai të jetë i plotë dhe të mos ketë mangësi, të meta, etj.. Në Kuranin e Shenjtë kjo si folje, emër e mbiemër vjen në ajete të ndryshme. Për shembull, thotë ves-sabihatu sebhan (ato që notojnë shumë) (79:4); jesbahun (secili nga trupat qiellorë po lundron në një orbitë) (36:41); për punët e Profetit Muhammed s.a.v.s. Zoti e përdori këtë fjalë duke thënë sebhan tavilen (gjatë ditës, ti ke angazhime të gjata) (73:8); etj.. Pra, e gjithë kjo tregon se fjala sebeha shënjon rrjedhën pa ndalesa, shpejtësinë, punën e plotë, etj.. Kjo folje përdoret edhe në mënyrë veprore, pra, seb-beha lil-lahi e juseb-bihu lil-lahi, ku vepruesit janë krijesat dhe objekti për të cilin bëhet ose shprehet veprimi, është Krijuesi, dhe kuptimi i saj është që krijesat shprehin se Krijuesi është i patëmetë, i shenjtë, i saktë në punët e Tij, i pagabueshëm në vendimet e Tij, etj.. Emri prejfoljor është pikërisht tesbih. Kështu që, tesbih do të thotë të lartësosh Zotin duke përmendur shenjtërinë e Tij, patëmetësinë e Tij, saktësinë e Tij etj.. Po nga kjo rrjedh shprehja subhanAllah, që themi për të treguar se Zoti është i Shenjtë dhe i Patëmetë. Andaj, kur thuhet se çdo gjë e universit i bën tesbih Zotit, do të thotë se çdo gjë në univers kryen me përpikëri të gjitha detyrat që janë përcaktuar për të dhe, duke vepruar në këtë mënyrë, ajo jo vetëm shënjon Krijuesin e vet, por gjithashtu edhe e lartëson Atë dhe dëshmon se Krijuesi i saj është i Pastër nga çdo e metë. Lexoni edhe 64:2.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp