51 : 57 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَا خَلَقۡتُ الۡجِنَّ وَ الۡاِنۡسَ اِلَّا لِیَعۡبُدُوۡنِ ﴿۵۷﴾
    51 : 57 Unë i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm të Më adhurojnë.
    Shpjegime

    Fjalët “xhindët dhe njerëzit” në këtë ajet nënkuptojnë njerëzit e fortë dhe të dobët, popujt e fuqishëm dhe të dobët. Allahu i Madhërishëm të dyve u ka përcaktuar adhurimin e Tij si qëllim të krijimit të tyre. Me fjalën “xhindët” nëse marrim vetëm kuptimin e përfolur, pra, krijesa të mbinatyrshme, do të na duhet të besojmë se edhe ata do të shpërblehen për adhurimin që i bëjnë Zotit. Me fjalë të tjera, edhe ata duhet të kenë më vete sihariqin se do të shkojnë në xhenet. Por Kurani i Shenjtë në asnjë ajet nuk përmend ndonjë xhenet për xhindët. Lexoni edhe 6:129.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp