- اِنَّ اَوَّلَ بَیۡتٍ وُّضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِیۡ بِبَکَّۃَ مُبٰرَکًا وَّ ہُدًی لِّلۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۚ۹۷﴾3 : 97 Sigurisht, shtëpia e parë që u vu për njerëzit, ishte ajo që është në Bek-keh, që është e bekuar dhe udhëzuese për botët.Shpjegime
Këtu për “shtëpinë e parë” është thënë se ajo është “ndërtuar për njerëzit”, pra nuk është thënë “ndërtuar për Allahun”. Duket se ky ajet shpalos faktin që pikërisht Qabeja ishte shtëpia që i dha civilizim njeriut, i cili deri më parë jetonte nëpër shpella. Për këtë arsye, për Mekën në këtë ajet është përmendur Bek-keh, që është edhe emri i saj i lashtë. Lexoni edhe 2:128.