2 : 64 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَکُمۡ وَ رَفَعۡنَا فَوۡقَکُمُ الطُّوۡرَ ؕ خُذُوۡا مَاۤ اٰتَیۡنٰکُمۡ بِقُوَّۃٍ وَّ اذۡکُرُوۡا مَا فِیۡہِ لَعَلَّکُمۡ تَتَّقُوۡنَ ﴿۶۴﴾
    2 : 64 Dhe (kujtoni) kur morëm besëlidhjen tuaj dhe ngritëm Turin mbi ju (dhe thamë) “Kapeni fuqimisht atë që jua kemi dhënë dhe mbajeni mend përmbajtjen e saj, që të mund të shpëtoni (nga shkatërrimi)”.
    Shpjegime

    D.m.th. – Ai ju mblodhi në rrëzën e malit – siç përmendet edhe në Bibël (Eksodi 19:17). Allahu i mblodhi ata rrëzë mali të Turit në atë mënyrë, që mali u dukej i ngritur sipër tyre. Kjo si shprehje përdoret në arabisht. Siç Hazret Ebu Bekri r.a., duke përshkruar udhëtimin e Hixhretit, përdor të njëjtën fjalë me kuptimin e lartpërmendur: “… neve na u ngrit një shkëmb shumë i madh që na bëri hije…” (Buhari, nr. 3615). Lexoni edhe 2:94; 4:155.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp