Humanity First ndau mishin e Kurbanit mes familjeve në nevojë të Tiranës
![Kurban Bajrami 2021 ne Tirane](https://www.ahmadiyya-islam.org/al/wp-content/uploads/sites/3/2021/07/kurban-bajrami-2021-ne-tirane.jpg)
Me rastin e Kurban Bajramit, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë, nëpërmjet organizatës së tij humanitare “Humanity First”, shpërndau mishin e Kurbanit mes 190 familjeve në nevojë të Tiranës.
Aktviteti u realizua më 22 korrik 2021, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ku në Qendrën Multidisiplinare, në Shtëpinë e Ngjyrave dhe në afërsi të Xhamisë Bejtul-Avel, respektivisht 65, 90 dhe 35 familje.
Xhemati Musliman Ahmedia dhe Humanity First u shpreh falënderime të sinqerta familjeve për pjesëmarrje, si dhe Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin.